Këngëtari Ergi Dini, që humbi jetën mbrëmjën e kaluar në një aksident me motot në kryeqytet së bashku me mikun e tij, Kejdi Halilin, ka prekur të gjithë artistët shqiptarë që e kishin njohur 22-vjeçarin.

Përmes rrjeteve sociale, ata e kanë vlerësuar Ergin si talent në muzikë, por gjithashtu kanë shprehur ngushëllimet për familjen e tij. 

Ergi ishte fitues i ''X Factor Albania'' dhe kishte dy këngë të suksesshme “Morphine” dhe “Asnji gram”.

[gallery]19784[/gallery]

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com