Ndarja nga jeta e të riut shqiptar Florenc Beqiraj, i cili ndërroi jetë pas një jave në koma, pasi mjekët francezë i hoqën aparaturat, ka tronditur opinionin publik.

Mesazhe të shumta ngushëllimi kanë ardhur në radhët e politikanëve, siç ishte ai i Presidentit Ilir Meta,  i kreut të PD, Lulzim Bashaish-ministrit Lefter Koka, të cilëve iu është bashkuar ditën e sotme edhe ai i ish-Presidentit Bujar Nishani.

Ky i fundit ka shprehur ngushëllimet më të ndjera dhe solidaritet me familjen e Florencit, e cila ndodhet në Shkodër. Në ‘Facebook’, Nishani shkruan se sakrifica e rinisë shqiptare është një akuzë e madhe.

“Ngushëllimet më të ndiera dhe solidaritetin tonë me familjen e Florenc Beqirit. Sakrifica e rinisë shqiptare një akuzë e madhe!”, shkruan Nishani në mesazhin e tij. 

d.c./shqiptarja.com