“Shkaku duhet kërkuar te gjendja e rëndë ekonomike e sociale në vend, te humbja e shpresës për të ardhmen. Janë me qindra mijëra pjesë e këtij eksodi masiv shqiptar, më shumë se në fillim të viteve 90-te’ thotë ai ndër të tjera.
Protestuesit sot në Shkodër dogjën flamurin francez gjatë tubimit, duke shënuar kështu incidentin e dytë pas atij të të disa të rinjve nga Librazhdi të cilët gjithashtu i vunë flakën flamurit tre ngjyrësh.
Statusi i Tritan Shehut
Duhen djegur fotot e Kryeminstrit e Ministrave tane, jo Flamuri i Frances Mike e Demokratike!
Nje ngushellim i thelle per humbjen e jetes se re te Florencit!
Shkaku duhet kerkuar te gjendja e rende ekonomike e sociale ne vend, te humbja e shpreses per te ardhmen. Jane me qindra mijra pjese e ketij eksodi masiv shqiptar, me shume se ne fillim te viteve 90-te.
Shkaku eshte keq qeverija ne Shqiperi, korrupsioni, droga e krimi qe mbulojne vendin.
Nqs ne France dikush ka vepruar ne kundershtim me ligjin apo te drejtat universale, pa asnje dyshim e verteta do te zbardhet.
Fatkeqesisht kjo rendom nuk ndodh te ne.
dy.b/shqiptarja.com










