Vdekja e Floyd në SHBA/Shqiptarët dhe italianet me shkopinj në duar mbrojnë bizneset e tyre: Mos hyni në këtë lagje

Vdekja e Floyd në SHBA/Shqiptarët dhe italianet me shkopinj në duar mbrojnë bizneset e tyre: Mos hyni në këtë lagje

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përfshirë nga protesta dhe trazira pasi një afro-amerikan me emrin George Floyd humbi jetën në duart e policisë së Minneapolis-it.

Një autopsi private e bërë nga familjarë të Floyd-it tregoi se 46-vjeçari humbi jetën si pasojë asfiksisë.

Protestues janë ngritur kundër racizmit dhe dhunës së ushtruar nga forcat policore prej më shumë se një jave.

Ka grupe paqësore por nuk kanë munguar as grupet që po shkatërrojnë çdo gjë që u del përpara.

Në qytete të ndryshme u është vënë flaka koshëve të mbeturinave dhe janë vandalizuar biznese që ndodhen buzë rrugës.

Megjithatë, një shqiptar në New York ka shpërndarë një video, ku dëgjohet një burrë që tregon se askush nuk i ka prekur bizneset e italianëve dhe shqiptarëve.

Kjo pasi, sipas tij, ata e kanë marrë situatën vetë në dorë dhe po mbrojnë bizneset e tyre.

Burri në video dëgjohet të thotë: “Bravo shqiptarëve dhe italianëve..ata kanë dalë të gjithë jashtë dhe nuk po lënë askënd që të prekë asgjë në këtë lagje.

Ata të gjithë kanë shkopinj, ata janë gati. Mendohuni dy herë para se të vini këtu dhe të bëni ato gjërat pa lidhje.”

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg