Një humbje të pazëvendësueshme e për shkencën shqiptare e ka konsideruar ndarjen nga jeta të Kristo Frashërit, presidenti i Republikës Bujar Nishani. Ai u shpreh se lajmi i ndarjes nga jeta i Profesor Kristo Frashërit e ka prekur jashtëzakonisht thellë dhe e ka cilësuar si një humbje të madhe dhe të pazëvendësueshme për shkencën dhe historinë shqiptare.
Ai shprehu edhe ngushëllimet e tij përsonale dhe institucinale familjarëve për humbjen e një figure kaq të rëndësishme.
Ja ngushwllimi i Nishanit
“Të nderuar familjarë të Akademikut Frashëri!
Në këto çaste të dhimbshme, më lejoni t’ju përcjell ngushëllimet më të sinqerta personale dhe institucionale për humbjen e jetës së njeriut tuaj të shtrenjtë! Emri i nderuar i Kristo Frashërit u rendit me dinjitet përkrah emrave të shquar të historianëve shqiptarë duke shndritur me shkëlqimin e vet të veçantë shkencor, filolog dhe vetitë e tij të rralla njerëzore”, është shprehur presidenti.
Presidenti veprat e të ndjerit Kristo Frashëri i cilësoi si dokumeta shumë të vyera që do të ngelen shumë të rëndësishme edhe për brezat e ardhshëm.
Mesazhi i plotë:

Lajmi i ndarjes nga jeta i Profesor Kristo Frashërit më ka prekur jashtëzakonisht thellë dhe kjo është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme për shkencën dhe historinë shqiptare. Në këto çaste të dhimbshme, më lejoni t’ju përcjell ngushëllimet më të sinqerta personale dhe institucionale për humbjen e jetës së njeriut tuaj të shtrenjtë!
Emri i nderuar i Kristo Frashërit u rendit me dinjitet përkrah emrave të shquar të historianëve shqiptarë duke shndritur me shkëlqimin e vet të veçantë shkencor, filolog dhe vetitë e tij të rralla njerëzore.
Jeta, vepra dhe puna shkencore e tij në trajtimin e temave nga historia, zhvillimi ekonomik, problemet shoqërore, mendimi filozofik dhe lëvizja kulturore shqiptare ku spikasin punimet shkencore të botuara mbi ‘Lidhjen e Prizrenit 1878-1881’; ‘Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Jeta dhe vepra’; “Historia e Tiranës”; ‘Identiteti kombëtar i shqiptarëve’; ‘Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, 28 nëntor 1912”; ‘Historia e qytetërimit shqiptar’ janë dhe do të mbeten dokumente të vyera për të gjithë brezat e ardhshëm të kombit shqiptar.
Duke ndarë me ju, njerëzit e tij të afërt, dhimbjen time më të thellë, jam i bindur se kujtimi dhe vepra e tij e paarritshme në fushën e historisë dhe vlerave të patjetërsueshme kombëtare do të mbeten një pasuri e çmuar dhe e përjetshme për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen.
Shpirti i tij u prehtë në paqe dhe i lehtë i qoftë dheu amtar
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com