Vdekja e Havel, Berisha:
Mbështeti clirimin e Kosovës

Vdekja e Havel, Berisha:<br />Mbështeti clirimin e Kosovës
Pas ceremonisë së funeralit të ish-Presidentit cek, Vaclav Havel, kryeministri Sali Berisha u shpreh se ish-presidenti Havel ishte një nga cekët dhe evropianët më të shquar të të gjitha kohërave, por edhe një personalitet i vërtetë botërorë.

“Shqiptarët kanë humbur një nga miqtë me të mëdhenj të kohërave. Presidenti Vaclav Havel është autor i shumë veprave , i shumë shkrimeve, por në memorien time dhe të të gjithë shqiptarëve shkrimi i tij se, “Unë jam shqiptar”, në një kohë kur barbaritë serbe, po spastronin Kosovën nga banorët shqiptarë mijëra vjeçare të atij vendi, presidenti Havel u ndie shqiptar dhe mbështeti fuqishëm çlirimin e Kosovës. Humbja është vërtet e madhe, por shumë herë më madhe është trashëgimia që ai lë, për kombin e tij dhe për të gjithë njerëzit që duan dhe besojnë në lirinë dhe vlerat e saj” u shpreh Berisha.

Ish-Presidenti cek Havel u nda nga jeta pak ditë më parë, në moshën 75 vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kavajë/ Aksidentoi për vdekje këmbësorin, në pranga 54-vjeçari italian, në kërkim pasagjeri

Kavajë/ Aksidentoi për vdekje këmbësorin, në pranga 54-vjeçari italian, në kërkim pasagjeri