Vdekja e Havel, Topi e Berisha
homazhe në ambasadën ceke

Vdekja e Havel, Topi e Berisha<br />homazhe në ambasadën ceke
Presidenti i Republikës, Bamir Topi bëri sot në mesditë homazhe në Ambasadën e Republikës së Çekisë në Tiranë, për nder të ish-presidentit çek, Vaslav Havel, i cili u nda nga jeta dy ditë më parë.

Topi, pasi u shprehu ngushëllimet më të ndiera funksionarëve të Ambasadës çeke.

“Më lejoni që edhe në emër të popullit dhe shtetit shqiptar, t’ju shpreh ju, familjarëve të të ndjerit dhe mbarë popullit çek ngushëllimet më të sinqerta! Presidenti Havel do të mbetet në kujtesën tonë si modeli i një udhëheqësi vizionar, i moderuar dhe i aftë për të ndryshuar sistemet totalitare e të centralizuara përmes besimit tek demokracia dhe vlerat më të shenjta të lirisë. Iu prehtë shpirti në paqe!” shkroi Topi në Librin e Zisë të hapur me këtë rast.

Në homazhet e sotme ishte i pranishëm edhe Kryeministri Berisha, i cili la edhe një shënim në librin e ngushëllimeve që ambasada e Çekisë në Tiranë ka hapur për nder të figurës së ish-presidentit Vaclav Havel.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sportisti australian pret gishtin për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Parisit

Sportisti australian pret gishtin për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Parisit