Vdekja e Johan Cruyff, Rama- Meta:
Holandezi mit, ndryshoi futbollin

Vdekja e Johan Cruyff, Rama- Meta:<br />Holandezi mit, ndryshoi futbollin
Ndarja nga jeta e legjendës holandeze, Johan Cruyff ka sjellë reagime të shumta edhe në Shqipëri, pasi ka shumë tifozë të futbollit total që ai krijoi dhe stilit ‘Tiki Taka’ që la trashëgimi te Barcelona.
 
Kryeministri Rama përmes një statusi në Facebook e krahason ndryshimin që ai solli në fushë me atë që bënë Bitëllsat.
 
“Muzika ndryshoi përgjithmonë falë Bitëllsave nga Liverpuli dhe mitikut Xhon Lenon, futbolli ndryshoi përgjithmonë falë Bitëllsave të Ajaksit të Amsterdamit dhe mitikut Johan Krujf!
Respekt për njeriun që e bëri futbollin të gëzueshëm si rock&roll-i! U prehtë në paqe...”mbyll postimin Rama.
 
Për kreun e Kuvendit, ndarja nga jeta e Johan Cruyff ishte një lajm i trishtueshëm në një ditë gëzimi, pasi Meta sot feston ditëlindjen e 47.
 
Për Metën holandezi fluturues do të mbetet i paharrueshëm për atë që dha në fushën e blertë, por edhe si trajner.
 
“Për ne që jemi rritur me Johan Cruyff është lajm i dhimbshëm. Futbolli humbi sot legjendën e tij, holandezin fluturues. Ngushëllime familjes dhe tifozëve portokalli”. 

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)