TIRANE- Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së parë për dënimin e biznesmenit kosovar Aziz Kelmendi me dy vjet e 10 muaj burg, i dënuar për vrasjen e këngëtares Elsina Hidershaj, e njohur me pseudonimin Emmy, vrasje që është cilësuar nga Apeli si aksidentale. Momentalisht Kelmendi nuk ndodhet në Shqipëri, por prej disa kohësh ai është larguar në drejtim të Suedisë. Vetëm disa ditë më parë, Prokuroria dha konkluzionet në Gjykatën e Apelit, duke ndryshuar akuzën ndaj Kelmendit nga “vrasje nga pakujdesia”, në “vrasje me dashje”. Gjithashtu ajo kërkoi që çështja të rigjykohet, pasi ishin konstatuar shkelje dhe mangësi serioze. Megjithatë, Apeli dha dje vendimin, duke lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë dhe duke e cilësuar vrasjen aksidentale, por ndryshimi i vetëm është që Këlmendi të vuajë pjesën e mbetur të dënimit.
Dosja penale e “vrasjes nga pakujdesia” e këngëtares Elsina Hidershaj është kthyer për gjykim më 2 prill të këtij viti. Këngëtarja e njohur me emrin “Emmy” ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të datës 28 shkurt 2011. Ajo u godit me makinë nga biznesmeni nga Kosova, Aziz Kelmendi pranë pub “Venue” në Tiranë. Sipas vendimit të shpallur dje gjykata arsyeton se biznesmeni nuk kishte pasur qëllim vetëm të largohej mëngjesin e herët të 27 shkurtit 2011, kur këngëtarja Emmy ishte varur në xhamin e derës së parme të automjetit të tij. Por, po sipas vendimit, “Kelmendi ishte në kushtet ku mund të parashikonte pasojat e veprimit të tij” në momentin e aksidentit. Në arsyetimin e vendimit Gjykata kishte cituar deklarime të mikeshave të Emmy-t. Një prej tyre pohonte se Emmy ishte shumë e lidhur dhe shumë xheloze ndaj Kelmendit në kohën që ata kishin lidhje intime me njëri-tjetrin.
Shkrimi u publikua sot (19.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com