Gazeta “Ekathimerini” në Greqi i ka kushtuar një artikull vdekjes së shqiptarit nga Lezha, Pëllumb Marnikollaj në rajonin e policisë në Athinë.
Në artikullin e saj kjo gazetë shkruan se ‘’Vdekja e e shqiptari Pëllumb Marnikolaj në fillim të muajit në rajonin e policisë në shtetin grek po kërcënon tendosje të marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve, pas thirrjes së kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Bujari Nishani për një hetim të plotë nga ana e autoriteteve greke”.
Gazeta “Ekathimerini” shkruan duke cituar autoritet helene se 29-vjeçari, i cili ishte dënuar me tetë vitë burg për grabitje, u hodh nga dritarja e stacionit policor, kur ai u përball me akuza të tjera për krime.
Gazeta greke citon mediat shqiptare dhe thotë se familjarët pretendojnë se se Pëllumb Marnikolaj është dhunuar dhe torturuar nga policia greke deri në vdekje. “Ata po kërkojnë veprime nga qeveria e tyre për të siguruar se ka një hetim të plotë për këtë rast”, shkruan gazeta.
Sipas “Ekathimerinit” avokati grek i punësuar nga vëllai i viktimës, tha se nga raporti i autopsisë nuk tregohen shenja të torturës. Por të afërmit janë të bindur se ndaj tij është ushtruar dhunë dhe po kërkojnë një autopsi të re.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO