Vdekja e Mbretëreshës, Meta vizitë ngushëlluese në ambasadën britanike në Tiranë: Shqiptarët do t’i jenë mirënjohës për mbështetjen

Vdekja e Mbretëreshës, Meta vizitë ngushëlluese në ambasadën britanike në Tiranë: Shqiptarët do t’i jenë mirënjohës për mbështetjen

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka vizituar së bashku me anëtarë të Partisë së Lirisë ambasadën britanike në Tiranë. Qëllimi i vizitës së tij ishte për t’i shprehur nga afër ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II ambasadorit z. Alastair King-Smith. Në postimin e bërë në rrjetet sociale, Meta ka vlerësuar figurën e mbretëreshës, duke thënë se populli shqiptar do t’i mbetet mirënjohës.

“Sot në emër të Partisë së Lirisë, në ambientet e Ambasadës Britanike në Tiranë, i shpreha ngushëllimet Ambasadorit Britanik, Shkëlqesisë së Tij z. Alastair King-Smith, për ndarjen nga jeta të Madhërisë së Saj, Mbretëreshës Elizabeth II. Populli shqiptar do t’i jetë gjithmonë mirënjohës për mbështetjen e Saj të jashtëzakonshme ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, sidomos në momentet më të vështira”, shkruan Meta.

Mbretëresha Elizabeth II ndërroi jetë në 8 shtator, e ndërsa ceremonia mortore do të mbahet në 19 shtator.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)