BULQIZË - Vetëm pak orë nga vdekja e minatorit në Bulizë policia ka shoqëruar në komisariat katër persona. Ata janë: Rrahim Laçi, pronar i Galerisë, Faik Dedja, punëtor, Dëfrim Lala ,punëtor si dhe Mustafa Pata , drejtues teknik.
Mësohet gjithashtu se prokuroria ka lëshuar urdhërarrestet për drejtuesit e galerisë, e cila sipas informacioneve të deritanishme rezulton të jetë e liçensuar.
GALERITË E VDEKJES
Që prej pranverës së vitit 2010 numërohen të paktën 8 persona të cilët kanë humbur jetën në minierat shqiptare, pjesa më e madhe e të cilëve në zonën e Bulqizës.
Një muaj më parë një 46 vjeçar humbi jetën në minierën e Kalimashit, ndërsa përpiqej të nxirrte krom. Të njëjtin fat në këtë minierë patën edhe Xhezair Sulmata 33-vjec, dhe Besim Halili 55-vjeç në muajin shtator.
Në fillim të muajit nëntor 2 të rinj gjetën vdekjen në minierën e Pacit.
Një dukuri e tillë ndodh prej më shumë se 15 vjetësh, kur kryesisht rajonet krommbajtës po shfrytëzohen nga firma të licencuara e të palicencuara të kromit, gjë që ka sjellë edhe shumë aksidente, deri në humbjen e jetës.
/Shqiptarja.com