Vdekja e minatorit në Tropojë 
Hajdarmataj: Shteti të reagojë

Vdekja e minatorit në Tropojë <br />Hajdarmataj: Shteti të reagojë
Deputetja e Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmataj ka denoncuar vdekjen e minatorti të Zogajve, ku ka theksuar se qeveria po detyron qytetarët që të punojnë në sektorin më të vështirë dhe të pasigurtë, pasi nuk kanë as bukë që të hanë.

Duke folur për Bashkim Sadikajn që humbi jetën brenda minierës, ajo shton se Bashkimi punonte për bukën e gojës dhe sot ishte dita e parë e punës në minierën e Zogajve, aty ku dhe humbi jetën.

Hajdarmataj, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”  i bën apel Shtetit që të ndihmojë familjen e 40 vjeçarit e cila jeton në kushte shumë të vështira ekonomike.

Ja statusi i saj i plotë në Facebook
Ditë e trishtueshme sot për familjen Sadikaj.
Kryefamiljari, Bashkim Sadikaj, humbi jetën tragjikisht në minierën e Zogaj Tropojë, në ditën e parë të punës, për bukën e gojës.
Mjerimi ekonomik dhe kushtet rrënuese në miniera vrasin sërish.
Qeveria hesht, shqiptarët mbijetojnë në kufinjtë e ekzistencës.
Deri kur, minierat që vrasin, do të funksionojnë si e vetmja mundësi punësimi për këta kryefamiljarë?
Përcjell me shumë dhimbje, ngushëllimet e mia familjes dhe të afërmeve.
Në pritje të zbardhjes së rrethanave të ngjarjes, nga organet kompetente i bëj apel Shërbimit Social që të reagojë për këtë rast me një program të vecantë, në mbështetje të familjes e cila ka mbetur pa asnjë mbështetje dhe në kushtet e një varfërie ekstreme.
Zoti iu dhëntë forcë për ta përballuar këtë humbje tragjike.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike