Vdekja e pilotëve, Nishani: FA
krenare për sakrificat e ushtarakëve

Vdekja e pilotëve, Nishani: FA<br />krenare për sakrificat e ushtarakëve
Presidenti i Republikës njëkohësisht edhe Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Bujar Nishani ka shprehur ngushëllimet e tij për humbjen e jetës së dy pilotëve në aksidentin tragjik të Malësisë së Madhe.

Në një mesazh ngushëllimi, Nishani shprehet se, është pranë familjeve të prekura nga kjo tragjedi dhe se uron shërim të shpejtë për efektivin e plagosur.

Nga ana tjetër, Nishani ka shtuar se, Forcat e Armatosura janë krenare për sakrificat dhe vetëmohimin e ushtarakëve tanë.

Ja mesazhi i plotë i Bujar Nishanit
“Me hidhërim të thellë mësova lajmin e rrëzimit aksidental të helikopterit ushtarak në ujërat e Liqenit të Shkodrës si dhe për humbjet e jetëve të vyera të Kapiten Florian Deliaj dhe Togerit Donald Hoxha. Në cilësinë e Presidentit të Republikës dhe atë të Komandantit të Përgjithshëm, ju shpreh ngushëllimet më të ndiera, edhe në emër të gjithë qytetarëve shqiptarë, familjarëve dhe të afërmve të dy të ushtarakëve të rënë në krye të detyrës duke i siguruar njëkohësisht se gjendem pranë tyre shpirtërisht në këto çaste të rënda e të trishtuara.Në të njëjtën kohë i uroj shërim të shpejtë edhe ushtarit të lënduar në këtë aksident tragjik, Gerald Baramuça.Shqipëria dhe Forcat e saj të Armatosura, do të jenë ngahera krenare dhe mirënjohëse përjetësisht për sakrificat dhe vetëmohimin e ushtarakëve tanë.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD/ Ngjela për Report Tv: Berisha duhet të ikë, nuk ka mbështetje! Krijon dhunë se s’ka masivitet

Protesta e PD/ Ngjela për Report Tv: Berisha duhet të ikë, nuk ka mbështetje! Krijon dhunë se s’ka masivitet