BRITANI – Policia e Metropolitanit ka marrë në konsideratë dhe ka vlerësuar një informacion që ka marrë lidhur me vdekjen e Princeshë Dianës, e cila humbi jetën në një aksident në 31 gusht të vitit 1997.

Në një deklaratë për mediat, Departamenti i Policisë së Metropolianit tha se kohët e fundit kishte marrë një informacion skup në lidhje me shkaqet e vdekjes së Princeshë Dianës.


makina e princeshe dianes
(Foto: Mercedesi i aksidentuar i Princeshë Dianës ku humbi jetën në vitin 1997)

Ajo sqaroi se është duke ndjekur pistën e vrasjes. “Ky vlerësim do të kryhet nga ekspertë kriminalistikë”, tha  zëdhënësi i policisë. Por, nuk është dhënë asnjë detaj tjetër lidhur me këtë hetim.

Princeshë Diana humbi jetën mëngjesin e 31 gushtit në vitin 1997, kur makina me të cilën udhëtonte tip Mercedes, u rrëzua në një tunel. Më 7 prill të vitit 2008, juria e përcaktoi vdekjen e Princeshë Dianës si një aksident automobilistik.

(v.gj/shqiptarja.com)