Vdekja e studentit amerikan, miqtë:
Ju rrëfejmë 'natën e krimit'

Vdekja e studentit amerikan, miqtë:<br />Ju rrëfejmë 'natën e krimit'
Vdekja misterioze e studentit amerikan Otto Warmbier  i cili u kthye nga Koreja e Veriut  është një histori drithëruese, por edhe nje episod që mund të shtojë tensionet mes Washingtonit dhe Penianit.

Warmbier u kthye në Shtetet e Bashkuara javën e kaluar në gjendje kome. Mjekët në qytetin e tij thanë se 22-vjeçari kishte pësuar dëmtime të rënda në tru kur mbahej në Korenë e Veriut, por nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi komën.

Peniani tha se Warmbier ra në komë shumë shpejt pasi u dënua në mars të vitit të kaluar nën akuzën se kishte vjedhur një poster politik nga një hotel në Kore .

Por familja Warmbier e ka vënë në dyshim këtë pohim, duke thënë se ishte regjimi i izoluar i Penianit që e vrau djalin e tyre.

Tashmë mediat përpiqen të gjejnë dicka më shumë rreth 22 vjecarit dhe asaj cka ndodhi në vendin e izoluar.

Të përditshmet tregojnë sesa i qeshur dhe i lumtur ishte Otto së bashku me miqtë e tij gjatë vizitës në Korenë e Veriut. Buzëqeshje që zgjati deri në momentin ku u arrestua për vjedhjen e posterit.

Në foto ai shfaqet duke shijuar pushimet,ku nuk mungojnë edhe shkrepje ku  në sfond shfaqet diktatori i Koresë Kim Jong un. Por cdo gjë ndryshoi pak para se ai të kthehej në SHBA, në 2 janar 2016.

[gallery]22752[/gallery]
Disa pamje tregonin se ai ishte përpjekur të vidhte posterin politik, veprim për të cilin Koreja e dënoi.

Por miqte e tij rrëfejnë dicka tjetër, ata shprehen se nuk kujtojnë që i riu të ketë hequr ndonjë poster nga hoteli dhe se natën kur mendohet të ketë ndodhur incidenti ai ishte në gjumë.

“Ai ishte në shtrat, të nesërmen në mëngjes u larguam drejt aeroportit.Otto ishte shumë mirë. Histori e posterit u shfaq pak javë më vonë. Pamjet e Koresë së Veriut ishin flu aty tregohej vetëm një person që hiqte posterin” shprehet një nga pjesëtarët e grupit të Otto që nuk dëshiron të identifikohet.

Miqtë shprehen se regjimi i egër i Koresë i mori jetën një të riu të pafajshëm dhe se do ta kujtojnë Otto një mik shumë të mirë dhe gazmor.

Spekulime të shumta dolën në horizont  pasi ai u kthye në shtëpi në gjendje kome.Disa thonë se  Koreja e ka torturuar dhe në fund i ka dhënë pilula që e cuan drejt komas.

Presidenti Trump, paraardhësi i tij Obama shprehën ngyshëllimet e tyre për vdekjen e të riut duke e konsideruar vdekjen e Otto brutale. Ndërsa zv presidenti Mike Pence fajsëoi diktatorin Kim për vdekjen e studentit amerikan.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset