Vdekja e të riut në Francë, Meta
kërkon kthimin e trupit të Florencit

Vdekja e të riut në Francë, Meta<br />kërkon kthimin e trupit të Florencit<br>
Zëdhënësi i Presidentit të Republikës Tedi Blushi ka deklaroi se kreu i shtetit Ilir Meta ka biseduar me ambasadorin e Shqipërisë në Francë, për të mundësuar sjelljen në Shqipëri të trupit të 23-vjeçarit nga Shkodra, Florenc Beqiraj.

Familjarët e të riut bënë apel sot për ndihmë pasi nuk kanë mundësi ekonomike për të sjellë në atdhe trupin e pajetë të djalit të tyre, i cili vdiq dje pas një jave në koma. Përmes një bisede telefonike me ambasadorin shqiptar në Paris, Meta ka kërkuar sqarimin e rrethanave të plota të ngjarjes që çuan në humbjen e jetës tragjikisht nga i riu shqiptar. 

Ndërkohë, zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi bën të ditur se vetë ka biseduar me familjarët e Florenc Beqirajt ku u shprehu ngushëllimet e Presidentit Meta e njëkohësisht u bëri me dije mbi interesimin e tij për sqarimin e rrethanave që çuan në humbjen e jetës së Florencit. Florenc Beqiraj dyshohet se u dhunua barbarisht në burgun francez dhe u transportua në gjendje kome në spital. Pas një jave në vdekje klinike, mjekët francezë i hoqën aparaturat një një ditë më parë dhe për rrjedhojë 23-vjeçari humbi jetën. 

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike