Për shkak të ngjarjes në Letoni, ku humbi jetën ushtarakja shqiptare Zarife Hasanaj, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka ka ndërprerë vizitën zyrtare në Itali.

Zyra e shtypit të ministrisë së Mbrojtjes njofton se Xhaçka do të udhëtojë drejt Rigës për të vizituar dy efektivët e plagosur dhe për të takuar kontigjentin shqiptar atje.

Ushtarakja shqiptare Zarife Hasanaj, pjesë e kontigjentit të FA në misionin e NATO-s në Letoni,  ndërroi jetë nga shpërthimi i një mine, teksa ishte duke e çmontuar atë.

Nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur edhe dy ushtarakë të tjerë, major Klodian Tanushi dhe rreshter Julian Kapaj.