Vdekja e ushtarakes Zarife Hasanaj/ 10 Maji shpallet ditë zie kombëtare

Vdekja e ushtarakes Zarife Hasanaj/ 10 Maji shpallet ditë zie kombëtare

Këshilli i Ministrave ka vendosur që për nder të ushtarakes Zarife Hasanaj e cila humbi jetën gjatë një misioni të NATO-së në Letoni ka vendosur të shpallë 10 Majin ditë zie kombëtare.

Pas këtij vendimi pritet që ditën e nesërme në orën 12:00 në të gjitha institucionet shtetërore, flamujt të ulen në gjysmështizë.

Një incident tragjik gjatë çmontimit të një mine, i mori jetën ushtarakes shqiptare, Zerife Hasanajt, pjesë e misionit të NATO-s në Letoni, ndërsa dy ushtarakë mbetën të plagosur, major Klodian Tanushi 39 vjeç në gjendje të rëndë dhe rreshter Julian Kapaj 41 vjeç, jashtë rrezikut për jetën. Zarife Hasanaj humbi jetën gjatë asgjësimit të municioneve dhe lëndëve eksplozive të paplasura.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Popull: 10/05/2019 07:13

    Shpirti ju prehtë në Paqe! Po për ditë zi kombëtare pak si ekzagjeruar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë