Jo vetëm mënyra sesi humbi jetën në aksident Princesha edhe mënyra sesi kanë reaguar familjarët e saj kanë ngjallur shumë kureshtje e për këtë arsye shumë shpejt publikohet një dokumentar i cili do të transmetohet në Channel5 ku mes të tjerash do të rrëfehet mënyra sesi mbretëresha Elizabeth përjetoi vdekjen e Lady Dianës.
Në atë kohë flitej se marrëdhënia e tyre nuk ishte shumë e dashur.
Kujtojmë se edhe dy fëmijë e saj kanë rrëfyer më parë se e kanë përjetuar shumë humbjen e nënën cka ndikoi edhe në sjelljen e tyrë të mëvonshme, rebelim apo edhe mbyllje të vetevete.
Në dokumentar rrëfehet se mbretëresha ka bërtitur kur e dëgjoi lajmin.
Në episode të ndryshme do të tregohet se princi William në atë kohë 15 vjec si fillim refuzoi të shkonte në funeralin e nënës.
Mesa duket dokumentari do të zbulojë shumë për atë cka ndodhi me familjen mbretërore pas ndarjes nga jeta të Princeshë Dianës.
[gallery]22528[/gallery]
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com