Vdekja nga kanceri, Simonçini
hesht për eksperimentin

Vdekja nga kanceri, Simonçini<br />hesht për eksperimentin
TIRANE- Mjeku italian Tullio Simoncini i akuzuar në Itali për vrasje me dashje dhe mashtrim pasi kuronte pacientët me tumor me sodë buke refuzoi në mënyrë kategorike të përgjigjet për skandalin që ka tronditur mjekësinë shqiptare.

I kontaktuar me telefon nga TvA1 Report mjeku i denoncuar nga prindërit e 27 vjecarit Luca Olivoto i cili vdiq në një klinikë private në Tiranë pasi iu injektua sode buke ai u përgjigj me arrogancë se nuk kishte kohë të fliste dhe se kishte impenjime të tjera.
“Jam i impenjuar në këto momente dhe nuk mund të flas. Nuk kam kohë”- i është përgjigjur gazetares Mira Kazhani e cila ishte e interesuar për të pyetur në lidhje me vdekjen e Luca Olivotos.

Bëmat e mjekut italian të denoncuara publikisht në faqet e rëndësishme ndërkombëtare siç është Wikipedia duket se nuk i kanë bërë shumë përshtypje autoriteteve shqiptare kur vendosën t’i japin licensën e tij për të ushtruar profesionin e mjekut në 30 shtator të 2011 si mjek diabetik onkologjist për llogari të poliambulancë “Zonja e Këshillit të Mirë”. Edhe sikur Simoncini të kishte paraqitur gjithçka në rregull autoritetet tona duhet të shikonin me kujdes se çfarë përvoje do të sillte Simonçini në Tiranë. Në Wikipedia që mund të klikohet nga kushdo-dhe këtë mund ta bënin autoritetet shqiptare- lexohet qartë se kjo platformë e mjekimit, dënohet duke u quajtur të jo shkencore.

FONDACIONI ZKM: S'E NJOHIM SIMONCININ

Në një prononcim telefonik për Tv A1 Report zv. Presidenti i Fondacionit Zoja e Këshillit të Mirë Padre Jerome Ndo Mih informoi se njeku Tulio Simoncini nuk ka qenë pjesë e personelit të këtij fondacioni “Nuk kemi kontakt me Tulio Simonçimin, shprehim indinjatën për vdekjen e 27 vjeçarit Italian”- tha padre Jerome Ndo Mih

DENIMI I SIMONCINIT

Tullio Simoncini është një mjek i dënuar në Itali për mashtrim dhe vrasje nga pakujdesia. Ai gjithashtu u dënua me gjobë prej 50 mijë eurove nga autoriteti “Antitrust” për publikime të rreme dhe praktika jo të rregullta dhe iu hoq e drejta për të ndjekur dhe reklamuar aktivitetin e tij shkencor, nëpërmjet çdo lloj forme.

Praktikat e përshkruara nga Simoncini për të luftuar kancerin nuk janë pranuar nga shkenca mjekësore, nuk u janë nënshtruar testeve eksperimentale të kryera me metoda shkencore. Prandaj këto kanë rezultuar të paefektshme ose te dëmshëm për shëndetin” thuhet mes rreshtave te Ëikipedias.

Sipas hipotezës së tij të gjithë llojet e tumoreve, mund të trajtohen me anë të një solucioni me bazë bikarbonat natriumi.

Në itali Simoncinit i është hequr e drejta e ushtrimit të profesionit që në 2003. Urdhri i mjekut në Tiranë shprehet i paqartë nëse ekziston në dosjen e tij në Tiranë një dokument i domosdoshëm i lëshuar nga Urdhri i Mjekut në Itali dhe që është bazë për licensimin e tij në Shqipëri. Kreu i Urdhrit të Mjekut të Tiranës Faik Toska nuk i dha përgjigje dje interesimit nga ana e Shqiptarja.com
”Nese kjo mungon-shprehet Toska-çështja do të hetohet dhe përgjegjesit do të ndeshkohen”. Ndërkohë burimet pranë Universitetit “Zonja e Këshillit të Mirë” mohojnë në mënyrë kategorike që mjeku italian të ketë qenë ndonjëhere i punësuar pranë tyre.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Dëmtim i tmerrshëm në basketboll! Nëntë tifozëve u ra të fikët, njëri pësoi atak në zemër

VIDEO/ Dëmtim i tmerrshëm në basketboll! Nëntë tifozëve u ra të fikët, njëri pësoi atak në zemër