Pas vdekjes së 24-vjeçarit nga Azerbaijani dy ditë më parë në Portin e Durrësit, policia ka arrestuar kapitenin dhe inxhinierin e anijes.

Në pranga ka ranë shtetasin A. Z., banues në Azerbajxhan, dhe shtetasin D. L., banues në Gjeorgji, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

“Në vijim të informacionit të dhënë më datë 07.12.2025, mbi humbjen e jetës së shtetasit nga Azerbajxhani, J. A., dyshohet pas rënies në kontakt me rrymën elektrike, gjatë punës në anijen ku ishte marinar, informojmë se në vijim të veprimeve procedurale dhe hetimore në lidhje me këtë rast, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan kapitenin dhe inxhinierin e anijes, përkatësisht shtetasin A. Z., banues në Azerbajxhan, dhe shtetasin D. L., banues në Gjeorgji, për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë’”, thuhet në njoftimin e policisë.

Avaz Yafarov, ndërroi jetë tragjikisht pasi u godit nga rryma elektrike gjatë punimeve në bord në anijen me flamur të Panamasë.

Anija ishte e akostuar në kalatën nr. 2 dhe po shkarkonte ngarkesën me grurë. 24- vjeçarit iu dha ndihma mjekësore, por fatkeqësisht nuk arriti të shpëtonte.