Vdekjet gjatë 2020, CDC: COVID ishte shkaku i tretë kryesor në SHBA, i rriti me 16%

Vdekjet gjatë 2020, CDC: COVID ishte shkaku i tretë kryesor në SHBA, i rriti me 16%

Foto ilustruese

Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) njoftuan të mërkurën se COVID-19 ishte shkaku i tretë kryesor i vdekjeve në Shtetet e Bashkuara gjatë vitit 2020, duke rritur numrin e përgjithshëm të vdekjeve në vend me gati 16%, krahasuar me vitin e kaluar.

Gjatë një konference për shtyp të ekipit të Shtëpisë së Bardhë që menaxhon reagimin kundër COVID-19-s, drejtoresha e CDC-së Rochelle Walensky u tha gazetarëve se pandemia u rendit vitin e kaluar pas sëmundjeve të zemrës dhe kancerin, duke llogaritur rreth 378,000 viktima, ose 11% të të gjitha vdekjeve në vend.

Zonja Walensky tha se vdekjet nga COVID-19 ishin më të lartat mes hispanikëve dhe se vdekjet mes grupeve të pakicave etnike e racore ishin më shumë se dyfishi i nivelit të vdekjeve mes të bardhë johispanikë.

Po të mërkurën, Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA) Emer Cooke tha se organizata që ajo drejton, nuk ka gjetur asnjë provë shkencore për të mbështetur vendimet për kufizime në përdorimin e vaksinës së AstraZeneca-s.

Në një konferencë shtypi të zhvilluar virtualish ajo tha se i qëndron deklaratës së bërë gati dy javë më parë se përfitimet nga vaksina janë më të mëdha sesa rreziqet.

Komentet vijnë një ditë pasi Gjermania njoftoi se po kufizonte vaksinën tek moshat nga 60 vjeç e lart për shkak të shqetësimeve se mund të shkaktojë mpiksje gjaku.

Autoritetet shëndetësore federale dhe shtetërore përmendën gati mbi 30 raste të mpiksjes së gjakut të martën, përfshirë nëntë vdekje. Rregullatori shëndetësor i vendit, instituti Paul Ehrlich, tha se të gjitha, përveç dy rasteve, përfshinin gra të moshave nga 20 deri në 63 vjeç.

Kanadaja, Franca dhe Spanja kanë marrë vendime të ngjashme në lidhje me vaksinën e AstraZenecas./Voa

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Media: Biden dhe Macron do të shpallin armëpushimin në Liban nesër

Media: Biden dhe Macron do të shpallin armëpushimin në Liban nesër