Teksa po inspektonte punimet në Muzeun e ri Etnografik të Gjirokastrës, Rama është ndeshur në rrugë më një grua, e cila është dhe një nga mbështetëse e zjarrta të PS. Sapo e pa zonja e priti kryeministrin Edi Rama me ovacione duke thirrur me zë të lartë “Të vdes motra për tu, do marrësh se s'bën", ndërsa ky i fundit e prezanton si heroinë të PS në Fier, por që ditën e sotme ka qenë në Gjirokastër.
Qytetarja: Ja vlen, ja vlen, ja vlen
Edi Rama: Kjo është heroina e PS të Fierit.
Qytetarja: Jam në qejfin më të madh se do marrësh mandatin e tretë, a të vdes motra jote do e marrësh se s’bën
Muzeu i ri Etnografik është pjesë e projektit prej katër muzesh që do t’i shtohen ofertës turistike të Gjirokastrës, së bashku me Muzeun Kadare, Muzeun e Armëve dhe Muzeun e Burgut të Kalasë, ku falë projekteve të arkitektit të famshëm spanjoll Jesus Hernandez (autor i Muzeut Marubi në Shkodër), këto hapësira do të marrin një jetë të re.
Lajmi kryesor: