Vdes agjenti i dyfishtë i Luftës së Ftohtë, George Blake

 Vdes agjenti i dyfishtë i Luftës së Ftohtë, George Blake

George Blake

Vdes në moshën 98 vjeçare agjenti i dyfishtë i epokës së Luftës së Ftohtë, George Blake, në Moskë raportuan autoritetet ruse.

“Oficeri legjendar i inteligjencës, George Blake, ka vdekur sot”, tha një zëdhënës i Agjencisë së Inteligjencës së Huaj në Rusi, SVR.

Blake “e ka dashur sinqerisht vendin tonë dhe ka admiruar arritjet e popullit tonë gjatë Luftës së Dytë Botërore”, tha ai, citon agjencia e lajmeve TASS.

Pas vdekjes së ish-spiunit ka reaguar edhe presidenti rus Vladimir Putin i  cili tha se Blake ka qenë një profesionist i shkëlqyeshëm me një vitalitet dhe guxim të veçantë.

“Në vitet e shërbimit të tij të vështirë dhe intensiv, ai ka dhënë një kontribut me të vërtetë të paçmuar në sigurimin e barazisë strategjike dhe ruajtjen e paqes në planet”, tha Putin.

Blake ka lindur në Holandë në vitin 1922 dhe mbiemri i tij origjinal familjar ishte Behar.

Ai është rritur në Roterdam dhe në Egjipt, përpara se të ndiqte Universitetin e Kembrixhit, për të studiuar rusishten.

Në vitin 1944 është bashkuar me Marinën Mbretërore të Britanisë, ndërsa më vonë është rekrutuar nga Shërbimi Sekret i Inteligjencës, MI6.

Blake ishte i përfshirë në luftën e dy Koreve, ai ishte i dërguar fillimisht në Seul  ku u kap nga forcat e Koresë së Veriut  dhe mbajt si rob për tre vite me rradhë, gjatë asaj kohe ai  ndryshoi bindjet e tij dhe u bë komunist, duke u rekrutuar  më pas edhe nga shërbimi sovjetik i inteligjencës, KGB.

Gjatë nëntë vjetëve, Blake besohet se ka ekspozuar rreth 40 agjentë të MI6-ës te KGB-ja, duke shkaktuar përçarje të mëdha në aktivitetet e MI6-ës në Evropën lindor

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?