Vdes duke mbrojtur të dashurën nga
plumbat në Stamboll, vajza poezi për të

Vdes duke mbrojtur të dashurën nga<br />plumbat në Stamboll, vajza poezi për të
STAMBOLL-Nga festa në tragjedi. Pas masakrës së Stambollit natën e ndërrimit të viteve, histori dramatike për njerëzit që humbën jetën kanë dalë në dritë.
 
Një nga gazetat më mëdha turke ‘’Hurryet’’ shkruan për historinë e një çifti që po festonte në klubin e natës ku u sulmua nga anëtari i ISIS.

Ata planifikonin që të martoheshin në 2017-ën, por një terrorist jua ndërpreu ëndrrën në mes.

Mustafai i doli përpara plumbave për të mbrojtur të  fejuarën e tij, Seven Arseven e cila mbeti e plagosur.
 
Pas ngjarjes së rëndë Seven i ka dedikuar një poezi prekëse të dashurit të saj të zemrës që dha jetën për të .
 
NË VARGJET E SAJ VAJZA SHPREHET:
“Nga vendi ku shkuam bashkë, po kthehem e vetme
Personi që kujdesej që unë të isha gëzuar e me plot dashuri,
Që edhe në gjumë më dhuronte puthje,
Në këto momente ka mbetur vetëm kujtim në foto
Do të pres në vendin që gjithmonë më prisje!
Dashuria jonë mbeti në gjysmë…bashkëshorti im!
Miq, kam humbur dashurinë e jetës sime!
 

Në sulmin e Stambollit humbën jetën 39 persona në një klub nate që frekuentohej nga të pasurit. 

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf