Një punonjës i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Tepelenë ka humbur jetën dje teksa punonte në një nga linjat e transmetimit të energjisë elektrike. Bëhet e ditur se 62 vjeçari ishte duke shtrirë linjën e tensionit, kur papritur rryma elektrike e ka goditur duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. 62 vjeçari është trensportuar për në spitalin e qytetit nga kolegët e tij, por nuk ka mundur ti shpëtojë plagëve të marra si pasojë e goditjes nga rryma elektrike. Ndërkohë, ekspertët e policisë janë duke hetuar rreth shkaqeve që kanë çuar në këtë ngjarje.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)












