Vdes Elie Wiesel, fitues i 'Nobel' për
paqe dhe i mbijetuari i Holokaustit

Vdes Elie Wiesel, fitues i 'Nobel' për<br />paqe dhe i mbijetuari i Holokaustit
Fituesi i Çmimit Nobel për Paqe dhe i mbijetuari i Holokaustit, Elie Wiesel, ka humbur jetën në moshën 87-vjeçare. Wiesel vdiq në shtëpinë e tij në New York.
Elie Wiesel ka shërbyer si rreze drite dhe ishte një shembull, që besonte në mirësinë e njeriut,” u shpreh kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu. Ndërsa presidenti i SHBA Barack Obama e cilësoi ndërgjegje e botës.

I lindur në vitin 1928, në qytetin rumun, Sighet, Elie Wiesel ka shkruar për përvojat e tij në kampet naziste të përqendrimit. Ai shkroi 60 libra, mes tyre ‘’Night’’, i konsideruar si ndër veprat më të rëndësishme ku tregohen tmerret e Holokaustit. Shkrimtari dhe gazetari Elie Wiesel shprehej se ishte gjithë inat kundra botës ,kundra historisë dhe vetes çka e çoi të shkruante dëshminë e tij …Në vitin 1986 ai mori çmimin “Nobel” për Paqen, për rolin e tij kundër dhunës, shtypjes dhe racizmit.Ishte pikërisht ai që përdori fjalën “Holokaust”, që u bë simboli i mizorive të kryera gjatë Luftës së Dytë Botërore kundër hebrejve.

Këtë herë isha shumë i vetmuar. Më parë isha me të tjerët.. besoj në njerëzimin kundra njerzimit, Besoj në Zotin kundra Zotit” u shpreh para pak kohësh shkrimtari i cili iu nënshtrua një operacioni në zemër.


Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur