Fidel Kastro vdiq por kubanezët në Majami të SHBA kanë nisur nga festimet. Ata kanë dalë në rrugët ‘Little Havana’, ‘Hialeah’ dhe ‘Kendall’ duke kënduar e hedhur fishekzjarre.
Komuniteti kubanez ka shpërthyer në emocione pasi për një dekadë kishin marrë vetëm alarme false mbi vdekjen e Kastros. Më në fund lajmi i vdekjes mbërriti dhe duket sikur për kubanezët që jetojnë në Amerikë ka mbërritur Viti i Ri.
“Libertad!”, ishin thirrjet entuziaste të kubanezeve.
“Do të doja që babai im të ishte këtu dhe të shihte me sytë e tij këtë”, thotë në lotë i riu 27 Abraham Quintero.
“Çmenduri i bukur” thotë nje tjetër duke përshkruar skenën që po ndodhte në rrugët e Majemit.
Sapo mësuan lajmin, shumë njerëz kishin dale me pizhame dhe fëmijët me arusha në duar. Mezi e kishin pritur lajmin e madh.
“Fidel tiran, merr me vete dhe vëllanë”, ishin thirrjet e e gëzuara të kubanezë.
Festimeve të komunitetit kubanez i janë bashkuar dhe portorikanë, venezuelianë, si dhe kolumbianë në shenjë solidariteti.
Fidel Castro, që qeverisi Kubën për rreth gjysëm shekulli vdiq sot në moshën 90-vjeçare. Ai konsiderohet një ndër 3 liderat e botës që ka udhëhequr më gjatë. Ata qe kundërshtuan regjimin e tij të gjatë u burgosen ose braktisen vendin duke u larguar drejt SHBA-ve.
/Shqiptarja.com