Ndahet nga jeta legjenda e gazetarisë botërore, Larry King! Bëri historinë në CNN! Në dhjetor u prek nga COVID

Ndahet nga jeta legjenda e gazetarisë botërore, Larry King! Bëri historinë në CNN! Në dhjetor u prek nga COVID

Larry King

Shuhet në moshën 87 vjeçare Gazetari amerikan, Larry King. King, prezantuesi dhe drejtuesi i CNN, u bë ikonë përmes intervistave të tij me prodhuesit e panumërt të lajmeve. Djali i tij, Shansi, konfirmoi vdekjen e King të Shtunën në mëngjes.

Lajmi për vdekjen e tij u dha fillimisht nëpërmjet një njoftimi në Facebook.

"Me një trishtim të thellë, Ora Media njofton vdekjen e bashkëthemeluesit, mikpritësit dhe mikut tonë Larry King, i cili vdiq këtë mëngjes në moshën 87 vjeç në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në Los Anxhelos," thuhej në deklaratë.

Ai ka rezultuar pozitiv në koronavirus në dhjetor të vitit të kaluar dhe vuante nga një sërë sëmundjesh të tjera. Megjithatë ende nuk bëhët e ditur se cili ishte shkaku i vdekjes i gazetarit legjendar.

King për 63 vite në media ka realizuar mijëra intervista, çmime dhe vlerësime globale.

King ishte edhe ideatori dhe realizuesi i programit  "Larry King Live" në CNN për mbi 25 vjet, duke intervistuar kandidatë presidencialë, njerëz të famshëm, atletë, yje të filmit dhe njerëz të zakonshëm. Ai doli në pension në 2010 pasi regjistroi më shumë se 6,000 episode të shfaqjes dhe më shumë se 50,000 intervista. Në 1995 ai kryesoi një samit të paqes në Lindjen e Mesme me udhëheqësi palestinez Yasser Arafat, Mbretin Husein të Jordanisë dhe Kryeministrin Izraelit Yitzhak Rabin. Ai i ka intervistuar nga Dalai Lama te Elizabeth Taylor, nga Mikhail Gorbaçov tek Barack Obama, Bill Gates e Lady Gaga.

King gjithmonë theksonte se nuk është përgatitur kurrë tepër për një intervistë. Stili i tij jokonfrontues i relaksonte mysafirët e tij dhe e bëri atë lehtësisht të këndshëm për audiencën .

"Unë nuk pretendoj se i di të gjitha", tha ai në një intervistë në 1995. Por me mënyrën e tij të të intervistuarit ai arrinte gjithmonë të ia dilte mbanë.

Ai gjithashtu shkroi për gazetën USA Today për mbi 20 vjet. Kohët e fundit, King organizoi një program tjetër, Larry King Now, transmetuar në Hulu dhe RT, transmetuesi ndërkombëtar i kontrolluar nga Rusia.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

S’ka treg, fermerët hedhin kastravecët në kanal: Shteti të kontrollojë pikat e grumbullimit! Report Tv vëzhgim në serat e Lushnjës, Dimalit e Beratit

S’ka treg, fermerët hedhin kastravecët në kanal: Shteti të kontrollojë pikat e grumbullimit! Report Tv vëzhgim në serat e Lushnjës, Dimalit e Beratit