TEL AVIV- Njëri prej spiunëve më të mirë izraelit të të gjitha kohërave ka ndërruar jetë, ditën e sotme, në moshën 87 vjeçare. 

Mike Harari ka qenë personi që ka orkestruar dhe ka marrë pjesë në misionet më të njohura të Mosadit (shërbimit informativ të izraelit), duke përfshirë këtu dhe ekzekutimin e militantëve palestinezë të përfshirë në sulmin e Lojërave Olimpike të vitit 1972.

Agjenti legjendar i Mosadit ka luajtur rol kyç dhe në operacionin e shpëtimit, me ndihmën e komandove izraelitë, të pengjeve në Entebbe, Uganda, 1976.

Ndërsa në vitin 1998 është akuzuar për vrasje, për një rast ku ishte gabuar me identifikimin e viktimës në objektiv. Por kjo si ngjarje konsiderohet me precedentë, pasi dyshohet se Harari ishte i përfshirë dhe në vrasjen e vitit 1973, të një kamarieri maroken në Lillehammer. Ky i fundit ishte identifikuar gabimisht si pjestar i militantëve palestinezë që vranë 11 atletë izraelitë në Lojërat Olimpike të vitit 1972,

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Moshe Yaloon ka shprehur publikisht ngushëllimet e tija në rastin e vdekjes së Hararit dhe ka deklaruar se influence e këtij të fundit tek Mosadi “është ndjerë deri më tani dhe do të ndihet në vitet që do të vijnë”.

Harari ka lindur në vitin 1927, afër me Tel Avivin, gjatë mandatit britanik në Palestinë dhe ka shërbyer në organizatat paramilitarë ixraelite përpara se të bëhej pjesë e Mosadit.

Pas skandalit të vrajsjes në Lillehammer dhe pas mos pranimit të dorëheqjes së tij nga detyra nga ana e Kryeministres së Kohës, Golda Meir, Harari vazhdoi të operonte në klandestinitet deri në vitin 1980, vit kur doli në pension.
 
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)