Këngëtari i operetave me origjinë holandeze, por që ka bërë karrierë në Gjermani, Johannes Heesters, vdiq të shtunën në moshën 108-vjeçare. Ai konsiderohej artisti me aktivitetin më të gjatë në botë.
Këngëtari i operetave me origjinë holandeze, por që ka bërë karrierë në Gjermani, Johannes Heesters, vdiq të shtunën në moshën 108-vjeçare. Ai konsiderohej artisti me aktivitetin më të gjatë në botë. Artisti që u lind më 1903 në Holandë njohu lavdinë në sajë të nazistëve, ku njihej si i ledhatuar i Hitlerit. Para disa vitesh Heesters ishte akuzuar nga një gazetar se më 1941 kishte dhënë shfaqje para njësiteve të SS në kampin e përqendrimit Dachau, në Bavari. Heesters ishte pjesë e Librit të Rekordeve të Guinness,si këngëtari dhe aktori më i vjetër me moshë që ende vazhdonte të shfaqej në skenë. Gjithashtu, aktori Heesters ka luajtur edhe në shumë filma të xhiruar në vendet gjermanishtfolëse, por edhe në teatër.
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
Po
54.6%
Jo
38.8%
Nuk e di
6.6%
Vota total: 1940
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?