Vdes këngëtari Little Richard, një nga baballarët e Rock-ut që tronditi Amerikën konservatore

Vdes këngëtari Little Richard, një nga baballarët e Rock-ut që tronditi Amerikën konservatore

Ylli i muzikës rok n’roll, Little Richard ka vdekur në moshën 87-vjecare, ka njoftuar djali i tij, Danny Penniman.

Revista Rolling Stone e ka cituar atë të ketë thënë se ende nuk dihen arsyet e vdekjes së këngëtarit.

Në mesin e këngëve të tij më të famshme ka qenë edhe Good Golly Miss Molly.

Këngëtari, që ka lindur në Xhorxhia, si Richard Wayne Penniman, ka qenë një prej pjesëtarëve të parë të zhanrit rok n’roll.

Ylli muzikor është njohur për performancat e tij të veçanta, zërin e fuqishëm dhe veshjet e pazakonshme.

Ai ka qenë një prej 12 fëmijëve të familjes, i cili ka nisur të këndojë sepse ka dëshiruar të dallohet nga motrat dhe vëllezërit.

“Kam bërë çfarë kam bërë, kam kërkuar vëmendje. Kur kam nisur të luaj në pian dhe të bërtas e këndoj, kam pasur vëmendje”, ka thënë ai më parë për BBC-në.

Little Richard mishëroi shpirtin më rebelues dhe më pak të ëmbël të rock'n'roll, tekstet e tij me qëllim të pakuptimta, duke minuar të gjitha rregullat e komunikimit që muzika kishte si rregull deri atëherë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • USA emigrant pencionist: 09/05/2020 22:02

    E perjetshme qofte kujtimi dhe muzika e tije e kam pare ne origjinal ne nje party . moshataret e mije mund ta kujtojne kenget curi furi or tuty fructy , Lusey e tjer .Per mua ishte mbret I rrock and rrollit dhe nje nga pionieret e kesaj muzike

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Kategoria Superiore/ Nis sezoni i ri, Teuta përmbys Bylisin në Durrës, kampionët fitojnë pastër ndaj Dinamos! Nesër zbresin në fushë Tirana dhe Partizani

Kategoria Superiore/ Nis sezoni i ri, Teuta përmbys Bylisin në Durrës, kampionët fitojnë pastër ndaj Dinamos! Nesër zbresin në fushë Tirana dhe Partizani