Vdes Kiro Gligorov, arkitekti
i pavarësisë së Maqedonisë

Vdes Kiro Gligorov, arkitekti<br />i pavarësisë së Maqedonisë
Kiro Gligorov, arkitekti i pavarësisë së Maqedonisë dhe presidenti i saj i parë pas ndarjes nga Jugosllavia, vdiq në moshën 94 vjecare.

“Gligorov vdiq të dielën në shtëpinë e tij në Shkup, kur ishte në gjumë, i rrethuar nga familja e tij,” tha zëdhënësi i shtypit, Zivko Kondev.

Gligorov, ka qenë një zyrtarë i federatës jugosllave komuniste, në të cilën Maqedonia bënte pjesë, ai e coi Maqedoninë drejt pavarësisë në vitin 1991.

Ai arriti të mënjanonte për Maqedoninë luftërat që përfshinë Jugosllavinë në vitet 90.

Si presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në Maqedoni, Gligorovi shërbeu dy mandate, nga 1991 deri në 1999.

Në tetor të vitit 1995 Gligorovit iu bë një tentativë vrasje me autobombë. Truproja dhe shoferi i tij u vranë, ndërsa presidenti u plagos duke humbur edhe një sy. As atentatorët dhe as motivi i atentatit nuk arritën të zbardheshin kurrë. ah/Shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

E konfirmojnë në Kosovë, Ilir Daja largohet nga FC Ballkani! Gati rikthimi te Dinamo në Superligë

E konfirmojnë në Kosovë, Ilir Daja largohet nga FC Ballkani! Gati rikthimi te Dinamo në Superligë