Vdes në Tiranë Ramiz Alia
I fundit President komunist
Zoti Alia u nda nga jeta mengjesin e sotëm në një spital të Tiranës pasi u godit nga një tromboemboli polmonare, njoftuan mjekët. Ai ka qenë një ndër personazhet kryesore të regjimit komunist shqiptar, dhe bashkëpunëtor i afërt i diktatorit Enver Hoxha në fillim të viteve 80.
Në Shqipëri, vdiq sot në moshën 86 vjecare, si pasojë e një sëmundjeje, presidenti i fundit komunist i vendit, Ramiz Alia
Zoti Alia u nda nga jeta mengjesin e sotëm në një spital të Tiranës pasi u godit nga një tromboemboli polmonare, njoftuan mjekët.
Ai ka qenë një ndër personazhet kryesore të regjimit komunist shqiptar, dhe bashkëpunëtor i afërt i diktatorit Enver Hoxha në fillim të viteve 80. Ai u bë pasuesi i tij i natyrshëm, kur Hoxha vdiq më 1985. Në fund të viteve ’80, ndërsa e gjithë Europa lindore u përfshi nga një valë ndryshimesh demokratike, Alia u përpoq të realizonte disa reforma, kryesisht të karakterit ekonomik, dhe të hapte vendin ndaj perëndimit. Por zhvillimet në Shqipëri, qenë më të shpejta se ndërhyrjet e tij të cekta. Nën trysnin e revoltës së studentëve në fund të vitit 1990 Ramiz Alia u detyrua të njihte pluralizmin politik. Partia komuniste e drejtuar prej tij fitoi megjithatë sërish në mars të 1991 dhe ai u zgjodh presidenti i parë i Shqipërisë pluraliste.
Por një vit më vonë do të dorëhiqej pas fitores së demokratëve në zgjedhjet e marsit 1992. Pak më muaj më vonë, në te njëjtin vit ai do të arrestohej në akuzën e shpërdorimit të detyrës, por si dhe shumë drejtues të tjerë komunist, do të gjykohej vetëm për abuzime financiare. AI u lriau në 1995, për t’u arrstuar sërish dhe rifitoi lirinë pas aministisë së 1997. Vlerësimet ndaj figurës së tij janë të ndryshme. Një pjesë e konsideron si pasardhës të denjë të diktatorit Hoxha, ndërsa një pjesë tjetër gjykon se ai megjithatë shmangu një gjakderdhje në vend duke mundësuar një kalim të butë nga regjimi komunist në demokraci.
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.4%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3240
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille
27 Nëntor, 22:55
-
DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr
27 Nëntor, 22:46
-
Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite
27 Nëntor, 22:41
-
Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie
27 Nëntor, 22:38
-
Po tani, ka drejtësi zoti Berisha ?
27 Nëntor, 22:37
-
Kërkesa e opozitës për qeveri teknike, Alimehmeti në 'Repoltix': Duhet vullnet politikë nga PD dhe PS! Zarat janë hedhur! Faik Basha: E nevojshme
27 Nëntor, 22:25
-
Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin
27 Nëntor, 22:19
-
Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës
27 Nëntor, 22:16
-
Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion
27 Nëntor, 21:56
-
Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi
27 Nëntor, 21:51
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor, 21:39
-
Prag feste, Rama ndan fotoalbumin e fëmijëve veshur kuqezi
27 Nëntor, 21:35