Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Elbasan. Në fshatin Bujqës një makinë e drejtuar nga një 38-vjeçare ka dalë nga rruga dhe si pasojë është ndarë nga jeta fëmija i saj 3-vjeçar. Nëna Oltja Maloku është në gjendje të rëndë.

"Më datë 05.08.2021, rreth orës 09:15, në fshatin Bujqës,  Elbasan,  shtetasja O.M, 38 vjeçe, banuese në fshatin Mengël,  Elbasan,  duke drejtuar mjetin tip "Ford", ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi D.M., 3 vjeç, i cili ishte pasagjerë në këtë mjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit", ka njoftuar policia.

Nga të dhënat paraprake mësohet se 38-vjeçarja ka humbur kontrollin e mjetit në përpjekje për të shmangur një këmbësor që dyshohet se i ka prerë rrugën. Është përplasur me shtyllën elektrike dhe ka përfunduar në arë. Report Tv mëson se fëmija nuk ishte i ulur në ndenjësen e posaçme për të mitur.