Ndahet nga jeta në moshën 88 vjeçare ish sekretari amerikan i mbrojtjes Donald Rumsfeld, një nga arkitektët kryesorë të luftës në Irak.
"Gjatë gjashtë dekadave të shërbimit të tij, historia mund ta kujtojë atë për arritjet e tij të jashtëzakonshme", tha familja e tij në një deklaratë.
Rumsfeld, një ish-anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve, shërbeu si Sekretar i Mbrojtjes gjatë presidencës së George Ë. Bush, dhe njihet si një nga arkitektët kryesorë të luftës në Irak dhe Afganistan.
Rumsfeld mbikëqyri sulmet ndaj bazave të Al-Kaidës në Afganistan pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA. Nga intervenimi ushtarak amerikan shumë shpejt talibanët u rrëzuan nga pushteti dhe u krijua një qeveri e re e zgjedhur në mënyrë demokratike.
Më 2003, forcat amerikane rrëzuan nga pushteti presidentin irakian, Saddam Hussein, por pas kësaj, nuk arritën të mbanin rendin dhe rregullin.
Më vonë, Bush e zëvendësoi Rumsfeldin pasi Shtetet e Bashkuara disi u bllokuan në luftimet në atë vend.
Ish- shefi i Pentagonit, Rumsfeld ka qënë për herë të parë për vizitë zyrtare në Shqipëri në 10 qershor të vitit 2003 ndërsa vizitën e tij të dytë në Tiranë e zhvilloi në 26 shtator të 2006-ës dhe vizitën e fundit në 2013.
Rumsfeld është dekoruar nga ish-presidenti Bujar Nishani me “Udhrin e Flamurit”, në mirënjohje dhe vlerësim të mbështetjes së madhe, që ai dhe SHBA kanë dhënë për Ushtrinë Shqiptare dhe anëtarësimin e saj në NATO.
Komente










