Vdes në moshën 90-vjeçare
ish-lideri i Kubës Fidel Kastro

Vdes në moshën 90-vjeçare<br />ish-lideri i Kubës Fidel Kastro
Ndërron jetë në moshën 90-vjeçare ish-lideri komunist i Kubës, Fidel Kastro. Lajmi është bërë i ditur nga vëllai i tij Raul Kasto, i cili drejton Kubën që prej vitit 2006.

Në një deklaratë të transmetuar në televizionin kombëtar, Raul Kasto njoftoi se ish-lideri ndërroi jetë mbrëmjen e së premtes në orën 22:29 , ndërsa trupi i tij do të digjet në orët në vazhdim.

Fidel Kastro, bashkë me vëllain e tij Raul, Che Guevaran dhe Camilo Cienfuegos ishin ndër protagonistët e revolucionit kuban. 

Për shkak të shëndetit të tij të brishtë, Fidel Kasto ja la pushtetin vëllait të tij në vitin 2006.

"Dëshira ime ka qenë gjithnjë që të përmbush përgjegjësitë e mia deri sa të kem frymë." Me këtë frazë, Fidel Kastro sugjeroi se do të kishte dashur ta mbante pushtetin deri në fund, por shëndeti i dobësuar po e detyronte të hiqte dorë zyrtarisht nga pushteti.

"Bashkatdhetarëve të mi... u them se unë nuk aspiroj e as do të pranoj - e përsëris, unë nuk aspiroj dhe as do të pranoj - detyrën e presidentit apo të komandantit të Përgjithshëm", shkruante ai. Dorëheqja e tij, disa ditë përpara asamblesë kombëtare të Kubës për votimin e liderit të ri, i dha fund pothuajse gjysmë shekullit të udhëheqjes së tij.

[gallery]19862[/gallery]

(Momenti kur Raul Kastro njofton vdekjen e vellait: 'Hasta la victoria siempre')

Kuba nëntë ditë zi kombëtare për Fidel Castron
Autoritetet kubane dekretuan sot 9 ditë zi kombëtare, disa orë pas vdekjes së babait të Revolucionit Kuban, Fidel Castro, në moshën 90-vjeçare.
Këshilli i Shtetit dekretoi me anë të një deklarate të shkurtër “nëntë ditë zi kombëtare”, që fillon sot deri të dielën më 4 dhjetor.
”Do të pezullohen gjithashtu të gjitha aktivitetet dhe spektaklet publike”, saktësoi organi më i lartë i ekzekutivit kuban.
Ceremonia e varrimit do të zhvillohet më 4 dhjetor në qytetin e Santiagos.

Historia e Fidel Kastro
Njeriu që hyri triumfues në Kubë në 8 janar të vitit 1959, teksa qëndronte në këmbë mbi një Jeep, ishte një i ri 32-vjeçar, i gjatë 1.90 cm, me një mjekër të gjatë dhe me uniformë ushtarake.

I lindur në 13 gusht 1926, Fidel Kastro ishte diplomuar për drejtësi. Ish-lideri komunist kishte tre fëmijë: Fidelito, i lindur nga martesa me Mirta Diaz Balart, Jorge Angel dhe Alina, që janë fryt i dy lidhjeve jashtëmartesore.

Fidel Kastro u burgos gjashtë vite përpara se të vinte në pushtet, pasi akuzohej për drejtimin e sulmit rebel në kazermën e ushtrisë pranë Santiagos, qyteti i dytë më i madh i ishullit kubanez. Fidel Kastro u arrestua dhe u dënua me 15 vjet burg, por u lirua pas një viti dhe u largua nga Kuba.

Në 2 dhjetor të vitit 1956 u kthye në bordin e një jahti bashkë me 88 shokë, me të cilët filloi revolucionin që liroi Kubën nga diktatori Fulgencio Batista. 

Biografia
Fidel Kastro lindi në vitin 1926 në një familje të pasur fermerësh të kallamit të sheqerit.

Babai i tij u martua me të ëmën e Fidelit, kur ai ishte 15 vjeç dhe e njohur atë ligjërisht kur ai ishte 17 vjeç. Kjo bëri që kur ishte fëmijë ai të bëhej objekt talljeje nga fëmijët e tjerë.

Ai u shkollua në shkolla private katolike dhe shkollën e mesme u mbaroi në "El Colegio de Belen" në Havanë.

Në fund të vitit 1945 Kastro u regjistrua në universitetin e Havanës, ku studioi për Drejtësi. 

Në vitin 1956 Kastro dhe 88 guerilas të tjerë u kthyen në Kubë nga Meksika, ku ishin në azil dhe ku filluan sulmet kundër qeverisë dhe ngritën grupet e tyre nga kampi në malet Sierra Maestra.

Më në fund Kastro mori pushtetin në Kubë ditën e viti të ri në 1959, pasi rrëzoi Fulxhencio Batistan.

Në vitin 1961, Kastro udhëhoqi trupat kundër 1800 emigrantëve kubanë. Emigrantët mbështeteshin nga CIA e cila u vendos në Gjirin e Derrave për rrëzimin e qeverisë së Kastros.

Një ndër provat më të mëdha për Kastron ishte në vitin 1962 kur presidenti Kenedi e paralajmëroi atë se do të hiqte raketat sovjetike nga Kuba
Pas një operacioni në zorrë në vitin 2006, ai ia dorëzoi drejtimin vëllait të tij Raul. Pastaj bëri një prej daljeve të tij shumë të rralla publike, para së të hiqte dorë nga pushteti.

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vdekja e 38-vjeçarit në Ksamil, Policia: Po presim ekspertizën! Gazetari i akuzon: Ngjarja u fsheh, u vra me ‘JetSki’

Vdekja e 38-vjeçarit në Ksamil, Policia: Po presim ekspertizën! Gazetari i akuzon: Ngjarja u fsheh, u vra me ‘JetSki’