Vdes në moshën 92-vjeçare pianisti i njohur i xhazit Ahmad Jamal

Vdes në moshën 92-vjeçare pianisti i njohur i xhazit Ahmad Jamal

Ahmad Jamal

Pianisti i njohur i xhazit, kompozitori dhe lideri i grupit Ahmad Jamal ka vdekur në moshën 92-vjeçare, ka thënë gruaja e tij.

‘Shkaku ishte kanceri i prostatës’, tha vajza e tij Sumayah Jamal për New York Times.

Ahmad Jamal ishte një mik i përjetshëm i ikonës së xhazit Miles Davis dhe ndikoi në një brez muzikantësh.

Ai ishte i njohur për një stil të rrallë- shpesh duke vendosur heshtje mes notave muzikore. Jamal e quante xhazin "muzikë klasike amerikane".

Ai e filloi karrierën e tij të xhazit prej shtatë dekadash si adoleshent në epokën ‘bebop’ të spektaklit virtuoz - por stili i tij evoluoi me shpejtësi.

Qasja e tij e qetë u bë shpejt me ndikim dhe suksesi tregtar u pasua me albumin e tij të vitit 1958 ‘At the Pershing: But Not for Me’ - një nga disqet instrumentale më të shitur të kohës së tij.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois