Vdes në moshën 98 vjeçare, i fundit ushtar që çliroi kampin e vdekjes në Auschwic (VIDEO)

Ushtari i fundit mbijetuar sovjetik, që mori pjesë në çlirimin e kampit nazist në Auschwic,  është ndarë nga jeta në moshën 98 vjeçare. Lajmi u dha nga komuniteti hebre i Mynihut dhe Bavarisë së Epërme.

"Çdo dëshmitar i historisë që ndahet nga jeta është një humbje be madhe, por ti thuash lamtumirë David Dushman është veçanërisht e dhimbshme. Dushman ishte në vijat e parë të frontit kur makineria e vrasjes së nacional-socialistëve u shkatërrua."", tha Charlotte Knobloch, ish-kryetare e Këshillit Qendror të Hebrenjve të Gjermanisë.

Si një ushtar i ri i Ushtrisë së Kuqe, Dushman shkatërroi gardhin elektrik ​​rreth kampit famëkeq nazist me tankun e tij T-34 më 27 janar 1945.

Ai pranoi se ai dhe shokët e tij nuk e kuptuan menjëherë madhësinë e plotë të asaj që kishte ndodhur në Auschwic.

Në një intervistë të tij në 2015, ai thekson se ngado kishte skelete. Më shumë se një milion njerëz, shumica e tyre hebrenj ishin sjellë nga e gjithë Evropë,  u vranë aty nga nazistët në Auschwitz-Birkenau midis viteve 1940 dhe 1945.

Dushman më herët mori pjesë në disa nga luftimet më të përgjakshme të Luftës së Dytë Botërore, përfshirë betejat e Stalingradit dhe Kursk. Ai u plagos rëndë tre herë, por i mbijetoi luftës, një nga vetëm 69 ushtarët në divizionin e tij prej 12,000 trupash.

Babai i Dushman një ish-mjek ushtarak u burgos dhe më vonë vdiq në një kamp internimi pasi ra viktimë e një prej  planeve të spastrimeve të Josef Stalin.

Pas luftës, Dushman ndihmoi në trajnimin e ekipit kombëtar të grave në Bashkimin Sovjetik për skermë për katër dekada dhe ishte dëshmitar në sulmin nga tetë terroristë palestinezë ndaj ekipit izraelit në Lojërat Olimpike të Mynihut 1972.

Dushman, ka kaluar një pjesë të madhe të jetës duke treguar tmerret në kampet naziste për nxënësit e shkollave. Dushman trajnoi disa nga lojtarët më të suksesshëm të Bashkimit Sovjetik, duke përfshirë Valentina Sidorova, dhe vazhdoi të jepte mësime edhe në të 90-at.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja