SHBA - Omar Suleiman, ish-kreu i inteligjencës egjiptiane, gjatë regjimit te ish-presidentit Hosni Mubarak, është ndarë nga jeta në Shtetet e Bashkuara. Gjenerali Suleiman vdiq në spital në orët e para të ditës së enjte. Një nga njerëzit e tij të afërt tha se, Gjenerali Omar Sulejman, ishte ndarë nga jeta në mënyrë të papritur, ndërkohë që po kryente teste mjekësore.
Gjenerali Suleiman u emërua zëvendës-president i Mubarakut gjatë ditëve të fundit të sundimit të ish-liderit.
Ndërkaq ai bëri një përpjekje për të kandiduar për president në zgjedhjet e këtij viti, por u skualifikua.
70 vjeçari kishte shërbyer si shefi i inteligjencës egjiptiane që enga viti 1993.
/Shqiptarja.com