Vdes Neil Armstrong, njeriu
i parë që shkeli mbi Hënë

Vdes Neil Armstrong, njeriu <br />i parë që shkeli mbi Hënë
WASHINGTON - Neil Armstrong vdiq sot në moshën 82-vjeçare, raportuan mediat ndërkombëtare. Ai ishte njeriu i parë që, më 20 korrik 1969, vuri këmbëm mbi Hënë pasi drejtoi misionin Apollo 11.

Lajmi u publikua nga kanali televiziv amerikan NBC. Armstrong i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për një bypass të katërfishtë më 7 gusht, dy ditë pasi kishte mbushur 82 vjeç. Një ditë para operacionit një kontroll mjekësor kishte zbuluar bllokimin e pjesshëm të enëve që çojnë gjakut në zemër.

Janë pjesë e historisë njerëzore fjalët e tij të famshme, ndërsa shkelte për herë të parë në Hënë: “Një hap i vogël për njeriun, një hap i madh për njerëzimin”.

Pasi luftoi si pilot në luftën e Koresë, hyrë në NASA në vitin 1962. Kishte shkuar për herë të parë në hapësirë në mars të 1966 me misionin Gemini 8. Ai u largua nga NASA në vitin 1970 dhe u bë profesor i Inxhinierisë në Universitetin e Cincinnati-t.

Mbi 500 milionë persona ndoqën në televizor çdo fazë të misionit që u uli në Hënë, duke mbajtur frymën pezull. Ndërsa moduli Aquila fluturonte mbi Hënë, Armstrong vendos të kalojë në kontroll manual dhe rreth orës 22:17 i komunikoi qendrës: “Aquila u ul”. Më pas komandanti hoqi dorë nga katër orët e pushimit që ishin programuar, hapi sportelin dhe zbriti nga shkalla. Kur mbërriti në fund të saj tha: “Është një hap i vogël për njeriu, një hap i madh për njerëzimin”. Uli në fillim këmbën e majtë. Qëndrimi i parë në Hënë zgjati dy orë, 15 minuta e 12 sekonda.

Pas 18 minutash zbriti Aldrin. “Ajo eksperiencë ishte aq e shkurtër dhe kemi punuar me një ritëm kaq të ngjeshur saqë të gjitha kujtimet i kam nga fotot dhe videot”, tha ai shumë vjet më pas. Të dy grumbulluan 22 kg shkëmbinj hënor.

Më pas ngritën flamurin amerikan dhe lanë mbi sipërfaqen e Hënës targën me tre firmat e ekuipazhit dhe atë të Presidentit të atëhershëm Richard Nixon: “Këtu, në korrik 1969, shkelën për herë të parë në Hënë njerëz të ardhur nga planeti Tokë. Kemi ardhur në paqe për të gjithë njerëzimin”.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Turqia në flakë, zjarret përhapen në provincën perëndimore të Izmirit! Evakuohen banorët

Turqia në flakë, zjarret përhapen në provincën perëndimore të Izmirit! Evakuohen banorët