Një aksident automobilistik në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit shkaktoi vdekjen e një 42 vjeçare, banuese në rrethin e Malësisë së Madhe.
Policia e Qarkut të Shkodrës bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur në segmentin Koplik-Bajzë, pranë fshatit Pjetroshan, kur automjeti në të cilën udhëtonte 42 vjeçarja Hana Braka, pas përplasjes me bordurën anësore ka përfunduar në kanal.
Burimet thanë se krahas viktimës, në gjendje të rëndë janë edhe tre persona të tjerë që udhëtonin në këtë automjetet, që të gjithë pjesëtarë të një familjeje, të cilët janë dërguar urgjentisht në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku po u jepet ndihma e shpejtë.
/Shqiptarja.com