Ndërron jetë Sarah Obama, gruaja e konsideruar si gjyshe nga ish-presidenti amerikan Barack Obama. Mama Sarah, ishte gruaja e dytë e gjyshit të Barack Obama dhe ndihmoi në rritjen e babait të tij po ashtu.
Sarah Obama ishte 99 vjeç dhe po merrte trajtim në një spital në Kisumu, qyteti i tretë më i madh i vendit.
Për dekada, Sarah Obama ka ndihmuar jetimët, duke rritur disa në shtëpinë e saj. Fondacioni Mama Sara Obama ndihmoi në sigurimin e ushqimit dhe arsimimit për fëmijët që humbën prindërit e tyre duke u siguruar pajisje shkollore, uniforma, nevoja themelore dhe pagesa të tarifave shkollore.
Në vlerësim të punës së saj në mbështetje të arsimimit, ajo u nderua nga Kombet e Bashkuara në vitin 2014, me çmimin inaugurues të Ditës së Ndërmarrjes së Grave.