Shënohet viktima e parë si pasojë e variantit 'Omicron' të koronavirusit. Lajmi është konfirmuar nga kryeministri britanik, Boris Johnson. Ai thekson se ideja që 'Omicron' është një variant më pak i rrezikshëm, duhet lënë mënjanë.
Më tej Johnson shprehet është e nevojshme të njihet ritmi me të cilin përhapet ky variant tek njerëzit. "Gjëja më e mirë që mund të bëjmë është të vaksinohemi me doza përforcuese."-tha Johnson.
Kryeministri britanik u kërkoi qytetareve mbi 18 vjeç të marrin dozën e tretë të vaksinës. Kjo është pjesë e planit të qeverisë së tij për të mbajtur në kontroll situatën e shkaktuar nga përhapja e Omicron.
Kryeministri britanik tha se deri në fund të dhjetorit të gjithë do të mund të marrin dozën përforcuese. Apeli i Johnson vjen pas rritjes së rasteve sidomos pas përhapjes së varianit Omicron.
Vendi regjistroi 1239 raste të reja në 24 orë, duke çuar numrin e përgjithshëm në 10,819,515 që nga fillimi i pandemisë. Ndërsa OBSH, shprehet se Omicron përbën një rrezik shumë të lartë global, i cili është shfaqur në më shumë se 60 vende.
“Rreziku i përgjithshëm i lidhur me variantin e ri Omicron mbetet shumë i lartë për një sërë arsyesh,” tha OBSH.