Vdes pacienti i parë nga varianti 'Omicron' në Britani! Johnson: Vaksinohuni me doza përforcuese

Vdes pacienti i parë nga varianti 'Omicron' në Britani! Johnson: Vaksinohuni me doza përforcuese

Foto ilustruese

Shënohet viktima e parë si pasojë e variantit 'Omicron' të koronavirusit. Lajmi është konfirmuar nga kryeministri britanik, Boris Johnson. Ai thekson se ideja që 'Omicron' është një variant më pak i rrezikshëm, duhet lënë mënjanë.

Më tej Johnson shprehet është e nevojshme të njihet ritmi me të cilin përhapet ky variant tek njerëzit. "Gjëja më e mirë që mund të bëjmë është të vaksinohemi me doza përforcuese."-tha Johnson.

Kryeministri britanik u kërkoi qytetareve mbi 18 vjeç të marrin dozën e tretë të vaksinës. Kjo është pjesë e planit të qeverisë së tij për të mbajtur në kontroll situatën e shkaktuar nga përhapja e Omicron.

Kryeministri britanik tha se deri në fund të dhjetorit të gjithë do të mund të marrin dozën përforcuese. Apeli i Johnson vjen pas rritjes së rasteve sidomos pas përhapjes së varianit Omicron.

Vendi regjistroi 1239 raste të reja në 24 orë, duke çuar numrin e përgjithshëm në 10,819,515 që nga fillimi i pandemisë. Ndërsa OBSH, shprehet se Omicron përbën një rrezik shumë të lartë global, i cili është shfaqur në më shumë se 60 vende.

“Rreziku i përgjithshëm i lidhur me variantin e ri Omicron mbetet shumë i lartë për një sërë arsyesh,” tha OBSH.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë