Vdes Princi i Danimarkës/Mbretëresha
s’e emëroi Mbret, ai s’pranon të varroset pranë saj

Vdes Princi i Danimarkës/Mbretëresha<br />s’e emëroi Mbret, ai s’pranon të varroset pranë saj<br>
Princ Henriku i Danimarkës vdiq sot dhe gruaja e tij, Mbretëresha Margrethe, i qëndroi deri në fund pranë. Por ai nuk do të varroset në vendin ku do të prehet në të ardhmen ajo, duke thyer kështu një traditë që zgjaste prej shekujsh.

Princi 83-vjeçar, i cili u shtrua në spital në janar me një infeksion akut pasi ishte diagnostikuar me demencë në shtator, kishte deklaruar pak kohë më parë se nuk dëshiron të varroset përkrah gruas së tij pas refuzimit të saj për ta emëruar si mbret.

Princi me vend-lindje në Francë kishte qenë i pakënaqur me titullin e tij që kur u emëruar si bashkëshort-princ dhe jo bashkëshort-mbret me rastin e martesës së çiftit më 1967.

Mbretëresha u pa tepër e pikëlluar për vdekjen e tij.

Ndëkrohë, princesha e kurorës  Mary u pa duke ngushëlluar vajzën e saj të vogël sot teksa po merrte pjesë në funeralin e vjehrrit të saj, Princit Henrik sot në Kopenhagen.

Princesha daneze, 46 vjeçe, ishte e veshur e gjitha me të zeza teksa iu bashkua burrit të saj, Princit të Kurorës Frederik në varrim, së bashku me fëmijët e tyre Princin Christian, Princeshën Isabella, Princeshën Josephine dhe Princin Vincent.

Mamaja e katër fëmijëve u pa të përkulej për t’i dhënë Zhozefinës 7-vjeçare një përqafim ngushëllues jahstë kishës së Christiansborg Palace.

Edhe fëmijët e tjetër u dukën të pikëlluar për vdekjen e gjyshit të tyre.

[gallery]25615[/gallery]

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore

Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore