Michele Ferrero, njeriu më i pasur Italian dhe pronar i perandorisë globale të çokollatave, ndërroi jetë në moshën 89 vjeçare. Grupi i drejtuar nga familja e Ferreros zotëron kompaninë e Nutellas, çokollatat Ferrero Rocher, vezët Kinder dhe karamelet Tic Tac, duke e kthyer fabrikën provinciale të çokollatave në një nga kompanitë më të rëndësishme Italiane.
Sipas deklaratës së kompanisë miliarderi Ferrero ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Monaco pas muajsh i sëmurë. Mijëra admirues të tij shprehën ngushëllimet në rrjetet sociale ndaj personit që u ka “ëmbëlsuar jetën”.
Vdekja e tij hap pyetjet e trashëgimisë dhe ndarjeve të mundshme mes familjarëve për kontrollin e sektorëve të ndryshëm të Grupit Ferrero, grup i cili ka shitje prej 8 miliardë eurosh dhe vazhdon rritjen që prej luftës së dytë botërore.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com