TIRANE- Qeveria shpall zi kombëtare për nder të deputetit dhe politikanit të shquar Sokol Olldashi, i cili humbi jetën në mbrëmjen e djeshme në një aksident të rëndë automobilistik në Trianë- Elbasan.
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 4, të nenit 4, të ligjit nr.8926, datë 22.7.2002, “Për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës së Republikës të Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre”, dhe të pikë s 8, të kreut VII, të ceremonialit zyrtar të Republikës së Shqipërisë, të miratuar me vendimin nr.229, datë 23.4.2004, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpalljen ditë zie kombëtare, ditën e enjte, datë 21.11.2013, në nderim të të ndjerit, Sokol Olldashi, deputet dhe politikan i shquar.
2. Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri kombëtar në gjysmë shtize.
3. Ceremonia e homazheve organizohet ditën e enjte, datë 21.11.2013, nga ora 11.00 deri në orën 14.00, në mjediset e sallës së seancave plenare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
4. Shpenzimet e varrimit dhe të ceremonialit të përballohen nga institucioni organizator i ceremonialit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.”- thuhet në një njoftim për shtyp të kryeministrisë.
BASHKIA FLAMUR GJYSME SHTIZE
Bashkia e Tiranës ka vendosur që flamujt në kryeqytet të ulen në gjysmë shtizë gjatë periudhës së homazheve për deputetin e Partisë Demokratike, Sokol Olldashi, i cili humbi jetën mbrëmjen e kaluar, si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Tiranë-Elbasan.
Homazhet në nderim të deputetit Sokol Olldashi do të bëhen në Kuvendin e Shqipërisë në orën 11:00 ndërsa ceremonia e varrimit do të bëhet në orën 14:00.
Sokol Olldashi humbi jetën në një aksident rrugor në rrugën Elbasan-Tiranë, pranë lapidarit të Kërrabës ndërsa kthehej nga Elbasani në orën 21.15. Moti i keq, me reshje të dendura shiu, dhe ndoshta shpejtësia bënë të pamundur mbijetesën e tij. Olldashi ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë prej vitit 2001. Ai ka qenë po ashtu ministër i Brendshëm dhe ministër i Transportit dhe Telekomunikacionit. Lidhur me dinamikën e aksidentit priten edhe detaje nga Policia e Tiranës, e cila ka njoftuar se do të dalë në një deklaratë për media

LAJMET MË TË VLERËSUARA