Vdes Vladimir Bukovskij, hero me përmasa pothuajse legjendare në lëvizjen disidente

Vdes Vladimir Bukovskij, hero me përmasa pothuajse legjendare në lëvizjen disidente

Ka nderuar jetë në moshën 76 vjeçare Vladimir Bukovskij, historian disident i ish Bashkimit Sovjeti.

New York Times e përshkroi atë si "një hero me përmasa pothuajse legjendare në lëvizjen disidente".

Shkrimtari dhe aktivisti rus për të drejtat e njeriut, kaloi 12 vjet në kampe dhe spitale psikiatrike dhe gjysmën e jetës së tij në mërgim.

Vladimir Bukovskij vdiq nga një atak në zemër në spitalin ‘Addenbrooke’s Hospital de Cambridge’, në Angli, shkruan “Bukovsky Center” në një komunikatë.

Vladimir Bukovskij ishte arrestuar në vitin 1963 dhe ishte dërguar në një spital psikiatrik për rreth një vit për organizimin e takimeve poetike dhe se zotëronte letërsinë së ndaluar.

Në fillim të viteve ’70 ai u arrestua për herë të dytë dhe u bë i burgosuri politik më i njohur në atë kohë.

Bukovski ka shkruar gjashtë romane, qindra tregime të shkurtra dhe mijëra poema, për gjithsej mbi gjashtëdhjetë libra. Përmbajtja e këtyre merret me jetën e tij dhe me peripecitë e shumta në ish BS.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë